Qindra nxënës ngelen pa mësim në Bulqizë

Qindra nxënës ngelen pa mësim në Bulqizë

Prej katër ditësh ka filluar normalisht procesi mësimor në të gjithë Shqipërinë. Por pavarësisht kësaj, qindra fëmijë në qytetin e Bulqizës ndodhen ende pa mësim. Ata kanë probleme të shumtA për vazhdimin e procesit mësimor pasi mungon stafi pedagogjik.

Në njësinë Ostren, Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ostreni i Madh, 10 mësues nuk janë emëruar nga Zyra Vendore Arsimore në Bulqizë duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim. Nxënësit paraqiten në shkollë çdo ditë, por në mungesë të mësuesve largohen për në banesa.

Në shkollën 9-vjeçare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar akoma. Shkolla ankese e Ostrenit të Vogël në Lladomericë, ka rreth 70 nxënës, por dhe këtu mungon 1 mësues.

Shkolla “10 dëshmorët” Njësia Administrative Trebisht ka mësues të pa emëruar, ndërsa rreth 100 nxënës nuk e kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit