Qindra shqiptarë zbarkojnë në Hagë, presin lirinë e çlirimtarëve

Qindra shqiptarë zbarkojnë në Hagë, presin lirinë…

Qindra shqiptarë janë mbledhur herët në mëngjes në Hagë, në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës, qytetarët janë grumbulluar pranë gjykatës, duke pritur momentin e shpalljes së vendimit.

Në mesin e të pranishmëve ka familjarë, mbështetës dhe qytetarë që kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në këtë ditë të rëndësishme. Me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa atmosfera është shoqëruar me këngë dhe thirrje në mbështetje të tyre.

Vendimi pritet të shpallet në orën 10:00, ndërsa vëmendja e opinionit publik në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë është përqendruar te zhvillimet në Hagë. Për shumë prej të pranishmëve, kjo është një ditë e shumëpritur, teksa ata presin momentin kur Gjykata Speciale do të bëjë publik vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit