Qindra të vdekur, mes tyre fëmijë! Rëndohet bilanci i viktimave në Gaza

Qindra të vdekur, mes tyre fëmijë! Rëndohet…

Izraeli vazhdon të bombardojë rripin e Gazës me raketa dhe bomba artilerie teksa vendosi trupat tokësorë në zonën e rrethuar nga Palestinezët. Bilanci tashmë është rënduar ndjeshëm. Të paktën 119 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 830 janë plagosur që nga fillimi i përplasjeve të hënën.

Qindra familje palestineze janë strehuar në shkollat e drejtuara nga OKB në veri të Gazës për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite.

Dje në mbrëmje, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa.

Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit