“Qingji i vogël” kalon kufijtë, pjesë e trailerit të një filmi ndërkombëtar

“Qingji i vogël” kalon kufijtë, pjesë e…

Kënga tradicionale shqiptare për fëmijë “Qingji i vogël”, me tekst dhe muzikë të Zef Lekës, është përfshirë në trailerin e filmit iranian “Hijamat”, me skenar dhe regji të Nader Saeivar, ndërsa producent dhe montazhier është regjisori i njohur iranian Jafar Panahi. Filmi do të ketë premierën botërore në konkurrim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Karlovy Vary, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kinemasë evropiane.

“Hijamat” rrëfen historinë e Keremit, marrëdhënia sekrete e të cilit me një burrë zbulohet, duke shkaktuar tronditje në familjen e tij myslimane thellësisht fetare. Zbulimi ndez një konflikt mes besimit, identitetit dhe dashurisë, ndërsa përpjekjet e vëllait për ta mbrojtur nxjerrin në dritë sekrete të vjetra që rrezikojnë të shkatërrojnë familjen.

Në role interpretojnë Kida Khodr Ramadan, Jael Cem Ilhan, Nicolette Krebitz dhe Aziz Capkurt. Përdorimi i këngës shqiptare për fëmijë “Qingji i vogël”, me tekst dhe muzikë të Zef Lekës, në trailerin e këtij produksioni ndërkombëtar përbën një tjetër dëshmi të pranisë së kulturës dhe muzikës shqiptare në skenën botërore të artit dhe filmit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit