Qiriu i dogji shtëpinë, 12-vjeçarja që humbi jetën ishte autike

Qiriu i dogji shtëpinë, 12-vjeçarja që humbi…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Dropull të Gjirokastrës, humbi jetën një vajzë 12-vjeçare e identifikuar si Krisanthi Ndriço. Kjo e fundit ndërroi jetë pasi një qiri i ndezur për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë fshat, ka djegur shtëpinë e familjes Ndriço. Gjatë momentit kur ka rënë zjarri, në banesë ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij, tashmë të pajetë. Por ndërkohë pas ngjarjes, është zbuluar se e mitura e ndjerë ka qenë më autizëm. Këtë e ka bërë të ditur nënë e saj, një vit më parë ku përmes një intervistë për Top Channel, ka rrëfyer vështirësitë që kanë hasur në kohën e karantinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit