Qori do të bëhet kryebashkiak i Tiranës: Jemi të pakorruptueshëm!

Qori do të bëhet kryebashkiak i Tiranës:…

Lëvizja Bashkë është një nga partitë që do të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Nën drejtimin e Arlind Qorit, aktivistët e Organizatës Politike krijuan një parti ku duan të fitojnë pushtet. Ambicioz në këtë parti është Arlind Qori, i cili kërkon të bëhet kryebashkiak i Tiranës. Pasi ish-shefi i tij e la pa gjë kur Lëvizja Mjaft u kthye në G-99 dhe Veliaj e përdori këtë parti për t’u bërë ministër në qeverinë e Ramës.

Erjon Veliaj eci shumë në karrierën politike, duke përdorur organizatat me fondacione të majme për t’iu ngjitur pushtetit. Nga një zë i fortë i shoqërisë civile, Veliaj u bë një zë i heshtur kur politika e mori në gjirin e saj. Duket se të njejtën rrugë po tenton të bëj dhe Arlind Qori.

Partia e tij është regjistruar në KQZ pas mbledhjes së firmave dhe shqyrtimit të dokumentacioneve. Arlind Qori ka premtuar se do të jetë i pakoruptueshëm, i drejtë, i papërlyer dhe do të godasin thellë qeverinë, politikanët dhe oligarkët. Premtime të cilat duket se janë të parakohshme përballë asaj çfarë na kanë ofruar politikanët ndër këto vite.

Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, që ne të marrim pjesë në zgjedhje.  Kjo është fitore për qytetarët shqiptarë, pluralizmin politik, për aq pak demokraci sa kemi në Shqipëri. Ne do të nisim fushatën zgjedhore për pak ditë në bashkinë e Tiranës. Unë ju premtoj që do të jetë fushata më e pazakontë, më e fortë dhe më shpresëdhënëse që është parë ndonjëherë në këto 30 vite pluralizëm në Shqipëri” – tha Arlind Qori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit