Bashkia e Kavajës, edhe pse nën drejtimin e demokratëve, skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve e ka të njëjte me socialistët. Kjo bashki drejtohet nga Fisnik Qosja i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili tregohet shumë fisnik kur vjen puna për të harxhuar para me tendera. Që pas marrjes së detyrës, Qosja akuzoi paraardhësin e tij Redjan Krajli se kishte çuar bashkinë në prag falimenti, për shkak të tenderave të dhënë e shpërdorimit të fondeve publikem por po bën të njëjtën gjë edhe vet.
Ulja në karrigen e kryebashkiakut duket se e ka ” infektuar” Qosen, i cili ka nisur të japi tendera të dyshimtë. Së fundmi ai ka dhënë 120 mln lekë të vjetra pa garë për ushqimin e fëmijëve në kopshte dhe në çerdhe. Tenderi “Për furnizim me ushqime për kopshtet, çerdhet dhe konviktet” është cilësuar me flamur të kuq për shkak të mungesës së konkurencës dhe anullimit të tij disa herë.
Dyshohet se Qosja e ka anulluar disa herë qëllimisht këtë tender, deri sa u sigurua që t’ja jepte kompanisë së parapërcaktuar. Fituese është shpallur kompania “Bio Trade Albania sh.p.k”, e cila ka ofruar 11.795.842 lekë pa TVSH. Kompania fituese, ka ofruar afërsisht sa fondi limit i shpallur nga Bashkia, ç’ka ngre dyshime të forta se këto para ishin planifikuar të shkonin në një dorë.
Nga gara janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë përveç fituesit. Qartazi as demokratët e as socialistët nuk kanë ndërmend të kursejnë paratë e qytetarëve, por shfrytëzojnë çdo mundëi për t’i dhënë ato në tendera fiktiv.