QSUT nuk ndalet, pushon nga puna një tjetër mjek në mes të pandemisë, Ilir Allkja: Të reagojmë, nesër është vonë

QSUT nuk ndalet, pushon nga puna një…

“Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook mjeku Ilir Allkja, i pushuar nga puna gjithashtu pak ditë më parë.

“Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërisë”, shprehet Allkja, ndërsa fton kolegëve dhe qytetarëve të reagojnë.

Postimi i plotë:

“Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë.

I vetmi Fellow i European Stroke nga Shqipëria dhe member i Royal College of Physician, London!

Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë !

Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj !

Mjaft më me indiferencë, bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit!

“Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërisë”

VENDIMI I PUSHIMIT NGA PUNA:

 

burimi: oranews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit