QSUT po infekton vendin/ Këto janë 6 shërbimet spitalore me personel të prekur nga Covid-19

QSUT po infekton vendin/ Këto janë 6…

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë duket se është kthyer ditët e fundit jo vetëm një vatër e nxehtë e koronavirusit, por po përhap Covid-19 në shumë qytete të Shqipërisë.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2, të cilat mësohet se janë në QSUT.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, në një intervistë për Abc News, rendit faktorët që mendon se, kanë ndikuar në këtë situatë.

Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Burimet thanë për ABC News se të paktën në gjashtë shërbime spitalore, ka persona të infektuar. Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit