
Linja e transportit publik Kamzë-Tiranë ka dalë mbi ligjin pasi nuk njeh librezat e invalitetit dhe ndërkohë merr dëmshpërblim për diçka të tillë. Një video e bërë publike nga një vajzë e quajtur Jeta.S, e cila është e verbër, tregon diskriminim dhe shkelje të ligjit me të dyja këmbët nga Bashkia e Kamzës.
Në videon në fjalë, vajza debaton ashpër me faturinon i cili i thotë se nuk e njeh librezën e invalitetit dhe se ka marrë urdhër nga shef Kola për diçka të tillë. Edhe pse vajza e verbër i përmend legjislacionin shqiptar, faturino sërish nuk ndrëyshon qëndrim.
“Është Bashkia e Kamzës. Me këtë librezë shkon vetëm me Kombinatin dhe Institutin. Shko në Kamzë”, thotë ai.
Po ashtu Jeta.S thekson se do ta bëjë publike rastin dhe se do të sillte komisionin e diskriminimin.
“Do të shkoni në komision diskriminimi për këtë. Jo ti, por kompania jote se me ty nuk kam asgjë personale”, deklaron ajo.
Debati kalon në kërcënime për dhunë nga ana e punonjësit të linjës Kamzë-Tiranë, në momentin që ai kupton se Jeta.S po e filmonte. Ai i tha se do të ia thyente kamrën në kokë dhe më pas u largua nga vajza.
Raste të tilla të shkeljes së ligjit, qytetarët e kryeqytetit hasin çdo ditë në transportin publik, ndërsaautoritet vijonë të heshtin.
Ndërsa
Debati:
Faturino: Nuk lejohet
Jeta.S: Kush e tha këtë?
Faturino: Vetëm këtë lejon Bashkia e Kamzës (I tregon abonenë)
Jeta.S: Jam Shqipëria unë, nuk jam Bashkia e Kamzës
Faturino: Të lutem, nuk na lejohet
Jeta.S: Zgjidhe me administratorin
Faturino: Do të zbresësh në tokë
Jeta.S: Nuk më detyron dot me ligjislacion
Faturino: Atëherë do të zbresësh në tokë
Jeta.S: Sille administratorin këtu dhe siç ka dhënë njoftimin, të vi këtu. Jo nuk do të paguash ti (I drejtohet një djali që i paguan biletën). E seriozisht e keni. Ti je në varësi të zotit Osmani. Administratorit të Shpresa.al
Faturino: Jo nuk e njoh atë. Mu më jep Kola
Jeta.S:Po nuk ta komunikuar Kola këtë? Se ka një muaj…
Faturino: Ja ku e numrin sipër
Jeta.S: Do të shkoni në komision diskriminimi për këtë. Jo ti, por kompania jote se me ty nuk kam asgjë personale
Faturino: As më njeh dhe as të njoh. Tek puna nuk fal kërkënd unë. Shko tek zyrat në Kamëz
Jeta.S: Ti ke të drejtën tënde, por edhe unë me legjislacion nuk pyes asnjë njëri pra. Se sa veta si puna ime ju abuzoni.
Faturino: Nuk lejohet…
Jeta.S: Si nuk lejohet? Seriozisht e keni? Hape këtu dhe shife si e ke nga Bashkia
Faturino: Jam Bashkia e Kamzës unë
Jeta.S: Ndërsa unë jam Republika e Shqipërisë
Faturino: Është Bashkia e Kamzës. Me këtë librezë shkon vetëm me Kombinatin dhe Institutin
Jeta.S: Më vjen shumë keq, por je Republika e Shqipërisë
Faturino: E sheh këtë
Jeta.S: Se shoh unë, e sheh kamera
Faturino: Ta thyej kokës atë
Jeta.S: Po më kërcënon mua? Seriozisht e ke? Se po më trajton edhe me deficencë, sikur jam me të meta mendore. Ki respekt