Qytetarët "arrestojnë" Erion Veliajn dhe e hedhin në koshin e mbeturinave

Qytetarët “arrestojnë” Erion Veliajn dhe e hedhin…

Këtë të hënë është mbajtur protesta e radhës kundër Erion Veliajt. Qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve të shumta korruptive.

Në një manekin të veshur me rrobat e një të burgosuri, është vendosur fytyra e kryebashkiakut  Erion Veliaj. Kjo ishte një simbolikë që sipas protestuesve, Erion Veliaj e ka vendin në burg, për aferën e inceneratorëve, por edhe skandalin me drejtorët e tij.

Ky manekin është vendosur në koshin e mbeturinave dhe është sjellë në protestë, teksa opozita mban fjalën e saj. Gjithashtu, në foto janë edhe drejtorët e bashkisë me mbishkrimin “hajdut”.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit