Qytetarët dalin sërish në protestë për rritjen e çmimeve: Jemi të vjedhur

Qytetarët dalin sërish në protestë për rritjen…

Qytetarët e Tiranës kanë dalë sërish këtë të hënë në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Një protestues ka kërkuar nga kryeministri që të deklarojë minimumin jetik në vend, duke u shprehur se kontratat me oligarkët janë abuzimet më të mëdha.

“Kryeministri të deklarojë publikisht minimumin jetik. I ka kërkuar kryeministrit shqiptar të nxjerrë kontratat me oligarkët që janë abuzimet më të mëdha. Ai duhet të përgjigjet për ligjin që po përgatit për oligarkët. Autoriteti i Konkurrencës përse nuk u vendosi gjoba oligarkëve të mielli”, u shpreh një qytetar.

 “Kanë ikur të gjithë atë të rinj dhe të reja nga kriza dhe korrupsioni. Kryeministër dëgjoje fjalën tone dhe vëri gishtin kokës. Ju shqiptarë mos ikni nga politika, mos i braktisni njerëzit, aktivistët. Mbështetni njerëzit që e mbajnë fjalën. I bëj thirrje nënave, grave dhe motrave të jenë pjesë e politikës për të transformuar Shqipërinë”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit