Qytetarë të kryeqytetit denoncuan sot në redaksi shtrime skandaloze rrugësh të brendshme dhe punime pa standarde nga bashkia e Tiranës, që ashtu siç është raportuar edhe më parë lëshon ‘asfaltin elektoral’ me shpresë të bindë zgjedhësit se ‘po kryen detyrën e saj.’
Qytetari raportues tregon nga afër butësinë e asfaltit të hedhur në rrugë një ditë pas përfundimit të punimeve, çka dëshmon për punime fasadë dhe pa përgjegjësi ndaj komuniteteve të kryeqytetit.
Nuk njihet niveli i ekspertizës së qytetarit denoncues, por në video shihet sesi asfalti shkëputet lehtësisht në copa dhe se trashësia e tij është minimale, që do të thotë se me shumë gjasa rruga do të jetë sërish e shkatërruar pas disa muajsh ose javësh.
Praktika e ‘asfaltit elektoral’ njihet mirë tashmë nga qytetarët dhe nuk mund të funksionojë më si justifikim që zyrtarët e korruptuar të kërkojnë sërisht votën.
Në të tjera denoncime është përmendur gjithashtu cilësia nën standarde e asfaltit të prokuruar me urgjencë, nga zyrtarët partiakë që kërkojnë të krijojnë vetëm iluzionin ‘kujdesit për komunitetin’ apo marrjen e votës së publikut për të vijuar korrupsionin e tyre.
Raportimi i qytetarit:
“Cilesia e asfaltit te bashkis, per fushat e Bashkisë 11 ne tiranë. Rruga shaban hoxha eshte shtruar dje, kjo eshte forma e përfunduar”.

