Qytetarët e prekur nga tërmeti në çadra, Emirjana Sako jep 120 milion lekë për dekorin e festave

Qytetarët e prekur nga tërmeti në çadra,…

Korrupsioni është kthyer në problemin më të madh në Shqipëri, ku thuajse në çdo tenderim publik ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me abuzime.

Durrësi rënditet si një nga qytetet më problematik në vendin tonë sa i përket prokurimeve publike, ku shumica jepen në kundërshtim me ligjin, pa garë dhe me fitues të paracaktuar.

Edhe pse me qindra familje jetojnë në çadra dhe shumë të tjerë janë në pritje të bonusit të qerasë, kryetarja e bashkisë Emirjana Sako ka dhënë 120 milion lekë tender pa garë për dekorin e festave të fundvitit.

Bëhet fjalë për tenderin me referencë REF-85468-10-26-2023, ku fitues është shpallur kompania “Iceberg Communication SHPK”, e cila ka marrë pjesë e vetme në garë ka ofruar 12 094 000 lekë.

Ky tender është shënuar me flamur të kuq nga Open Data për shkak se konsiderohet si prokurim me risk të lartë abuzimi.

Në kohën kur qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po mendojnë kë kthehen në pallatet e dëmtuar nga lëkundjet, duke rrezikuar jetën pasi nuk kanë marrë prej kohësh bonusin e qerasë, Emirjana Sako bën një tender abuziv dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.

Duket se edhe drejtësisë së re nuk i bëjnë përshtypje abuzimet me paratë e shqiptarëve. Ndërsa nga ana tjetër opozita hesht dhe e ka mendjen tek problemet personale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit