Qytetarët e Preshevës mesazh Gent Cakajt: Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje

Qytetarët e Preshevës mesazh Gent Cakajt: Lugina…

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, ka akuzuar Gent Cakajn se ka shkuar në Luginën e Preshevës me mesazhet e Aleksandër Vuçiçit për të përçarë shqiptarët.

Shehu ka publikuar disa mesazhe afër rrugës për Preshevë, që qytetarët ia drejtojnë pikërisht ministrit të jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në to shkruhet: “Ministër, Beogradi nuk është zgjidhja por problemi. Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje”, “Ministër, rruga jonë është Prishtina dhe Tirana”.

Cakaj ka shkuar në një vizitë disaditore në Luginën e Preshevës për unifikimin e listës së partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi. Por, Shehu thotë se, është pjesë e skenarit të nisur nga Tirana, që e bëjnë kryeqytetin shqipar dhe kosovar komardare të shpëtimit të Presidentit serb, Vuçiç.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit