Qytetarët e rretheve ndalohen nga policia për të marrë pjesë në protestë

Qytetarët e rretheve ndalohen nga policia për…

Aleanca për Mbrojtjen e Qytetarëve ftoi sot në orën 16:30 qytetarët të jenë sot në protestë si reagim për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Protesta do të mbështetet edhe nga opozita.

Tashmë nëpër rrethe kanë nisur përgatitjet dhe po vijnë në Tiranë protestues për tiu bashkuar kauzës.

Kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi denoncon ndalesa dhe presione që po I bëhet qytetarëve për të mos ardhur në Tiranë.

Baci:  “Që në mëngjes kanë nisur të lëvizin shumë protestues me mjetet e tyre. Kemi informacione se mjetet e para që mbërrijnë në Durrës bllokohen.  Ka pasur dy tre makina që janë kthyer. Kemi gjetur rrugë tjetër që të hyjmë drejt Tiranës. Ne nuk do të ndalojmë, por policoia po bën presion sidomos me ata protestues që  janë në hetim dhe kanë procedime penale. Jo më larg nga sot tre nga protestuesve u kanë ardhur thirrje pë daljet në gjyq në Tiranë. Kanë nisur dhe telefonatat për kryetarët e grup seksioneve dhe nisin tu bëjnë presione.”

Edhe gazetarja e Ora News, Inelda Vallja raporton se janë ngritur postblloqe që kontrollojnë çdo makinë që niset drejt Tiranës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit