Qytetarët e Tiranës “dogjën” votën e tyre, rreth 12 mijë vota të pavlefshme

Qytetarët e Tiranës “dogjën” votën e tyre,…

Në këto zgjedhje numri i pjesëmarrësve në të gjithë vendin ka qenë shumë i ulët, rreth 35%. Por, përveç këtij fakti ka pasur edhe shumë vota të pavlefshme. Një numër i lartë votash të “djegura” janë regjistruar në Bashkinë Tiranë.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ rezultojnë 12 mijë vota të djegura qëllimisht, duke mos votuar askënd, ose në shumë raste ata kanë shtuar një emër ekstra në fletën e votimit.

Tashmë gara është mbyllur, ku ka fituar Erion Veliaj, por 11 mijë e 912 qytetarë kanë kundërshtuar të gjashtë kandidatët në fletën e votimit, duke i nxjerrë votat e pavlefshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit