Qytetarët e Tiranës homazhe për Adelinën, ish prostituta që shpëtoi qindra gra duke denoncuar grupet kriminale

Qytetarët e Tiranës homazhe për Adelinën, ish…

Gra, feministe, qytetarë, organizata dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën të dielën në orën 13:00 për të bërë homazhe mbi humbjen tragjike të jetës së Adelina Sejdini.

Adelina ishte një personazh i pa njohur më parë për publikun shqiptar, para se ajo t’i jeptefund jetës tragjikisht duke u hedhur nga ura dhe duke lënë pas një histori të dhimbshme.

Por Adelina nuk ishte vetëm kaq, ajo ishte një heroinë.

Ajo bashkëpunoi me policinë italiane duke denoncuar grupet kriminale që merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore e prostitucionin në vendin fqinj.

Qytetarët mbanin në duar pankarta që bënin thirrje për dhënien fund të trafikimit e prostitucioni e për mbështetje të viktimave.

Adelina një ish prostitutë që shpëtoi qindra gra të tjera nga trafikimi, u la pas dore dhe vendosi t’i jepte fund jetës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit