Qytetarët e Tiranës nuk ndihen të sigurt kur udhëtojnë me urban

Qytetarët e Tiranës nuk ndihen të sigurt…

Urbani është mjeti kryesor i lëvizjes së qytetarëve në Tiranë, të cilët duhet të shkojnë në destinacione të ndryshme në lagjet e metropolit por edhe në fshatrat përrreth.

Linjat e urbanëve në kryeqytet menaxhohen nga një numër i vogël kompanish, të cilat në mungesë të konkurrencës, shpesh kërcënojnë qytetarët me rritje të çmimit të biletës ose ndërpresin shërbimin për ditë të tëra. Por pavarësisht ‘tekave’ të pronarëve të linjave urbane, shërbimi ndaj qytetarëve lë shumë për të dëshiruar.

Në një intervistë për TVA, qytetarët tregojnë shqetësimet sa i përket shërbimit urban. “ç’të them, i pasigurtë je po skemi nga tia mbajmë”, thotë një prej përdoruesve të këtij shërbimi.

Një qytetare tjetër tregon se ka thyer gishtin në autobusin e Kamzës, dhe faturinoja i është kthyer shumë keq. “Më të thënë të drejtën ka disa shoferë që I japing keq, frenojnë dhe nuk i mbajnë distancat e lejuara. Shiko si e kam gishtin të thyer, e theva në urbanin e Kamzës. I thashë o zotëri, ne jemi njerëz dhe jo kafshë, e di ç’ke më tha: Ulu aty e mos na çaj kokën!”, tregon qytetarja.

Të tjerë tregojnë se shpesh jeta e tyre vihet në rrezik. Vetëm gjatë kësaj jave tre autobusë janë përfshirë në aksidente automobilistike në Tiranë, dhe kjo situatë ka shfaqur ndjenjën e frikës te qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit