Qytetarët 'i nxjerrin të palarat' Dritan Lelit: S’kemi ujë, kryetar dil rrugëve e shiko se na kanë mbytur mbetjet

Qytetarët ‘i nxjerrin të palarat’ Dritan Lelit:…

Qytetarët e Vlorës kanë shpërthyer në kritika ndaj kryebashkiakut socialist Dritan Leli dhe mënyrën se si ai po qeveris.

eli, prej ditësh është nën sulme, të cilat në fillim i janë bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas nga qytetarët. Rama shkoi vetë në Vlorë, për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe në një mbledhje të zhvilluar i ka bërë “dush të ftohtë” Lelit, por kritikat ia bëri dhe publikisht në një intervistë.

Por numri një i Vlorës, duket se nuk i ka dëgjuar aq sa duhet kritikat e Ramës dhe ka vijuar me aktivitetin e tij. Në postim në Facebook, Leli ka publikuar pamje nga bregu i detit dhe shkruan: Po ti çfare zbulove këtë fundjavë ne Vlorë? Nëse nuk ishe kaq me fat sa ne, eja përsëri fundjavën tjetër…

Pas këtij reagimi qytetarët ‘e kanë masakruar’, disa i ankohen për trafikun, të tjerë se nuk punën e tij, dikush i shkruan se në lagjen e tij nuk ka ujë, por Leli të gjithë i ka lënë pa përgjigje dhe i ka injoruar.

DISA NGA KOMENTET KUNDËR DRITAN LELIT

QYETARI 1: Z.Leli unë kamë zbuluar që zona e ish ushqimores është pa pikën e ujit! Si ka mundësi që në 5 vjet akoma nuk keni zgjidhur problemin kryesor ujin e pijshëm? Ajo shprehja që përdor z.Kryeministër se nuk i bën fëmijët me njëherë dhe që ju ma keni cituar para 3 vjetësh në Manastirin e Zvërnecit nuk ka asnjë kuptim në këtë drejtim. Që të marrësh taksat nga populli dhe mos të ketë shërbimin themelor kjo është e pa drejtë. Dilni të kontrolloni sepse përveçse është me orar uji vidhet dhe nuk shikon të klienti. Ju lutem kontrolloni sepse në fund do të ngrihet e gjithë lagjja dhe do të bllokohet rruga.

QYTETARI 2: Dil o z.krytar e shkeli me kembe rrugete eVlores,sepse pastertia emirembajtja edhe per ato qe jane ristrukturuar blen per te deshiruar .Nise rrugetimin qe nge para Postes e Telekomit. Vuri ne levizje vartesit e tu sepse ka nje perceptim negativ per punen e administrates e te Bashkise ne teresi.Ne qe shprehim keto mendime jemi votues tuaj,prandaj kerkojme me te miren.

QYTETARI 3: Une sot pashe cmimet 2fish 1 cader dhe 2shezllon 700 lek+ 200lek parkimi ne total 900 dhe behet fjal per ne jonufer merni masa se pastj do ti marim vet shtet kot lerini llafet sikur gjoja po punoni por shikoni zhvatjen qe po bejne ca dhjare qe kane zaptuar tokat dhe bejne si pronare dhe mos e fshini komentin.

QYTETARI 4: Po ti Dritan ça zbulove? nga miku jot italian gjat kohës që e gjezdise nëpër jug të vendit… që Bylis është qytet grek!!! BRAVO ? Ata që shteti i tyre i nxjerr për leckash nga parlamenti, ne i nderrojmë dhe i rrespektojmë sikur ta kishim dajo e na ka prer kërrthizën ? Ju jeni politikanët që populli voton, Por nuk meriton.

QYTETARI 5: Shko ne zyre o shoku se i ke len punet ne mes…ke kryer shpronesime per vepra publike qe si ke bere akoma…ju ke marr pronen njerezve dhe ske ber asgje….he te keqen…se te vjen ai i gjati pastaj dhe ta shkul veshin e e mban koken varur si i dhjer.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit