Qytetarët i zënë pritë Ramës te uzinat e KAYO-s: Dorëhiqu! Ik në burg

Qytetarët i zënë pritë Ramës te uzinat…

Kryeministri Edi Rama është përballur me thirrje dhe kundërshtime nga disa qytetarë gjatë një vizite në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku aktualisht zhvillon aktivitetin kompania KAYO. Sipas pamjeve të publikuara, banorët i kanë paraqitur kryeministrit shqetësimet e tyre, ndërsa një prej tyre i ka kërkuar dorëheqjen.

Gjatë përplasjes verbale, qytetari ka ngritur shqetësimin për furnizimin me ujë të pijshëm në zonë dhe ka akuzuar qeverinë për moszgjidhjen e problemit. Në video dëgjohen edhe qytetarë të tjerë duke thirrur kundër Ramës, ndërsa situata është shoqëruar me tension.

Vizita e Ramës në ish-Uzinën e Autotraktorëve lidhet me zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe aktivitetin e KAYO-s në këtë hapësirë. Ndërkohë, pamjet e përplasjes mes kryeministrit dhe qytetarëve janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit