Qytetarët e Malit të Zi ngrihen në protestë: Duam zgjedhje të parakohshme

Qytetarët e Malit të Zi ngrihen në…

Disa qindar qytetarë protestuan këtë mbrëmje para Parlamentit të Malit të Zi, kërkesa kryesore ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesa u mbështet nga partitë opozitare, në krye me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviç dhe u organizua nga Forumi “Luça”.

Protestuesit brohoritën slogane kundër Qeverisë teknike të Dritan Abazoviçit dhe partive që kanë shumicën në Parlament, në krye me Frontin Demokratik pro-rus, dhe mbanin në duar flamuj kombëtarë, të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

Sloganet e tubuesve ishin: Tradhtia nuk është demokraci, Nuk ka relaksim me fashizmin, Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe për BE-në si dhe Nuk do t’ua japim Malin e Zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit