Qytetarët në "Qytet Studenti" përballen me gjoba të padrejta për parkim

Qytetarët në “Qytet Studenti” përballen me gjoba…

Një qytetar që banon në zonën e Qytet Studenti ka denoncuar vendosjen e gjobave për parkim në një rrugicë dytësore, pranë banesave, ku prej vitesh automjetet parkojnë pa problem dje pa sinjalistikë që ndalon parkimin. Qytetari shkruan se deri tani nuk është vendosur asnjë tabelë paralajmëruese dhe askush nuk është gjobitur por së fundmi policia ka nisur vendosjen e gjobave.

Ajo që e bën situatën edhe më të paqartë është fakti që në fletët e gjobës figuron si adresë “Rr. A. Broci”, ndonëse makina ndodhet disa kilometra larg kësaj rruge. Qytetari shprehet se ky është rasti i tretë kur adresa në procesverbalin e gjobës nuk përputhet me vendndodhjen reale të mjetit, duke ngritur pikëpyetje mbi saktësinë dhe ligjshmërinë e ndëshkimeve të tilla.

Qytetari shkruan:

Pershendetje. Uroj te jeni mire. Mund ta publikoni nese doni.

Jam ne Qytet Studenti. Ne nje rrugice dytesore, ngjitur me shtepite. Makinant kane parkuar per vite ketu dhe nuk ka mare njeri gjobe. Nuk ka asnje tabel qe ndalohet parkimi. Tani policia ka filluar te vendos gjoba.

Mire kjo por adresa ne fleten e gjobes thote Rr. A.Broci. Nderkohe jam km large. Dhe kjo eshte hera e trete qe adresa ne gjobe nuk perputhet me vendin e ndodhjes se makines.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit