Qytetarët në Rripin e Gazës “luftë për mbijetesë”, kanë mungesë uji dhe ushqimi

Qytetarët në Rripin e Gazës “luftë për…

Në Rripin e Gazës qytetarët, përveç bombardimeve vijojnë të kenë edhe mungesën e bazës minimale jetike.

Përveç karburantit dhe energjisë, që po vdes shumë fëmijë në spitale, nevoja për ujë, ushqim dhe ilaçe është po aq e domosdoshme. Lufta, tani në javën e saj të gjashtë, është nxitur nga sulmi i 7 tetorit që luftëtarët e Hamasit e kryen në jug të Izraelit, në të cilin sulmuesit e grupit palestinez vranë mbi 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra e fëmijë.

Gaza tani po pranon vetëm 10 për qind të furnizimeve të nevojshme ushqimore në ditë, ndërsa dehidrimi dhe uria po rriten, teksa gati të gjithë nga 2.3 milionë banorët e territorit kanë nevojë për ushqim, ka thënë një zyrtare e OKB.

Teksa pak kamionë po futen në Gazë, ndërsa karburantet për shpërndarjen e ushqimit po mungojnë, “nuk ka mënyrë për t’i përmbushur nevojat aktuale të urisë”, ka thënë zyrtarja.

“Sistemet ekzistuese të ushqimit në Gazë praktikisht po përballen me kolaps”.

Nga ana tjetër, Izraeli u ka dhënë lajmëri qytetarëve të veri të Gazës që të largohen nga vendbanimet e tyre dhe të shkojnë në drejtim të jugut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit