Qytetarët në Tiranë protestë kundër vaksinimit me detyrim

Qytetarët në Tiranë protestë kundër vaksinimit me…

Disa qytetarë në Tiranë po protestojnë të shtunën kundër vaksinimit me detyrim. Ata janë mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’. Ata mbajnë pankarta në duar, të cilat shprehin kundërshtinë e tyre ndaj vendimit për një vaksinim të detyruar. Sipas qytetarëve po bëhet eksperiment me trupat e tyre

 “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, “Jo vaksina me forcë, jo 5G”, janë disa nga shkrimet që mbajnë ata në duar.

“Ata pretendojnë se edhe ata vetë nuk e dinë se çfarë pasojash kanë. Unë nuk e di nëse ata nuk e dinë. Përfundon me kartën e pacientit. A ka të drejtë dikush që të fusë në trupin tonë diçka që ne nuk duam. Poshtë diktatura! Që të nxjerrin ligjet për studentët pastaj për shkollat e mesme, pastaj për kopshtet”, shprehet njëri prej protestuesve.

Në Shqipëri është bërë me detyrim vaksinimi i studentëve, pedagogëve, mjekëve dhe zyrtarëve të administratave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit