Qytetarët në Tiranë protestojnë në mbështetje të Palestinës, ndalohen nga policia

Qytetarët në Tiranë protestojnë në mbështetje të…

Disa qytetarë janë mbledhur në Tiranë në një tubim pro Palestinës.

Gjashtë shoqata janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” me pankarta në duar ku shprehin solidaritetin me Palestinën që është në luftë me Izraelin dhe kërkojnë paqe.

Por ato nuk po lejohen nga policia që ta avancojnë më tej. Në video shihet edhe që mes disa protestuesve dhe policisë ka pasur edhe tensione dhe përplasje.

“Ju duhet të na mirëkuptoni ne, neve nuk iu kuptojmë fare ju. Hapni rrugën”, thotë një qytetar.

Ndërkohë që turma në korr thërret “turp, turp”, duke u sjellë në vëmendje uniformave blu që kanë marrë leje në organet kompetente për këtë marshim.

Prej disa javësh, Izraeli ha nisur sulmet në Rripin e Gazës, ku janë shënuar shumë viktima e të plagosur.

Sulmet e Izraelit nuk kanë kursyer as fëmijët e gratë, ndërsa më e rënda ishte goditja e një spitali pak ditë më parë.

Ndërkohë që mëngjesin e kësaj të diele, avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar një kamp në Gaza duke  vrarë më shumë se 50 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Me sulmin e radhës, duket se  Izraeli ka shpërfillur edhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e luftimeve me qëllim që të ndihmohen civilët.

Bilanci sa vjen e bëhet më tragjik ku të paktën 9488  palestineze kanë humbur jetën e po ashtu 1400 civilë janë vrarë në Izrael që nga 7 tetori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit