Qytetarët nga Kosova mbajnë ‘gjallë’ turizmin shqiptar, 800 mijë pushues vetëm në muajin gusht

Qytetarët nga Kosova mbajnë ‘gjallë’ turizmin shqiptar,…

Qytetarët nga Kosova kanë pasur një ndikim të vërtetë në ekonominë shqiptare, për të mbajtur gjallë industrinë e turizmit.

Këtë e tregojnë shifrat e atyre që janë futur në tokën shqiptare, vetëm gjatë muajit gusht.

Plot 800 mijë persona llogariten të jenë futur vetëm gjatë gushtit në Shqipëri.

Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, teksa në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Vërmicë 686 mijë e 467 persona.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit