Qytetarët ngrejnë thirrje për Musaenin e pafajshëm: Plotësoni kërkesat tona ose do dalim në protestë

Qytetarët ngrejnë thirrje për Musaenin e pafajshëm:…

Vrasja e pafajshme e Musaemit, të riut 20-vjeçar, ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri.

Vrasja e të pafajshmit e bëri më të rëndë ngjarjen, i cili kishte ditën e parë të punës dhe u vra nga plumbat e biznesmenëve në Velipojë.

Lidhur me vdekjen e tij që preku mbarë popullin shqiptar, në rrjetet sociale është kërkuar nga shteti shqiptar të realizohen kto tre pika.

Ato janë:

  1. Shpalljen dëshmor të shtetasit Musaen Zeneli
  2. Pension të përjetshëm (familjes)
  3. Ti vihet emri “Musaen Zeneli” një instiucioni turizmi, rruge …etj

Më tej thuhet se mosrealizimi i këtyre pikave do të sjellë protesta. Për këtë bëhet thirrje që tre pikat të shpërndahen nga çdo qytetar.

Thirrja:

Lexoje! Ndjeje! Ndergjegjesohu! Bashkohu! Shperndaje! Duke ndjekur situaten pas ngjarjes se ndodhur ne Velipoje, ku 19 vjecari Musaen Zeneli ngeli i vrare ne krye te detyres dhe duke lexuar reagimet e pafund mbi ngjarjen, indiferencen dhe mospergjegjesine e shtetit duke tentuar te kaloje lehte sikur ska ndodhur asgje, bashkarisht ne si taksapagues te ketij shteti kerkojme: 1. Shpalljen deshmor te shtetasit Musaen Zeneli 2. Pension te perjetshem (familjes) 3.Ti vihet emri “Musaen Zeneli” nje instiucioni turizmi, rruge …etj ne menyre qe ai nga sot e tutje te mos quhet me jetim por te njihet nga te gjithe me emrin e tij te vertete! Kjo eshte kerkese publike nga ne, kush eshte dakort ta shperndaje qe kjo kerkese te marri ze dhe te realizohet sa me shpejt. Mos realizimi ose mosmarrja parasysh e kesaj kerkese nga institucionet perkatese do ta pershkallezoje situaten, ne hapin e rradhes qe do jete PROTESTA. Faleminderit per mirkuptimin dhe sensibilizimin tuaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit