Qytetarët nuk blenë gjela deti në Elbasan

Qytetarët nuk blenë gjela deti në Elbasan

Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga darka e fundvitit dhe nata e ndërrimit të viteve, tregtarët e gjelave të detit në Elbasan janë ankuar për mungesë blerësish.

Sipas tyre gjelat dhe pulat e detit të gjalla nuk janë tregtuar këtë fundvit. Çmimi varion nga 1 000-1 300 mijë lekë për kilogram, ndërsa fuqia blerëse është e ulët. Tregtarët shprehen se puna dhe mundimi për t’i rritur këto shpendë përgjatë gjithë vitit është e madhe, teksa shtojnë se dhe kostoja e ushqimit për to është e lartë.

Por kjo situatë nuk paraqitet vetëm në tregun e Elbasanit! Në një intervistë që redaksia jonë zhvilloi një javë më parë me një tregtare të gjelave të detit në një fshat në afërsi të Tiranës, ajo na tha se blerjet masive ende nuk kanë filluar.

Shiko intervistën këtu:ttps://www.facebook.com/joqvideo/videos/6969456816503894/

Nga ana tjetër për qytetarët këto çmime janë të papërballueshme pasi të ardhurat janë të pakta. Ata tregojnë se blerjen e këtyre produkteve preferojnë ta bëjnë në supermarkete ku pulat janë gjysmë të gatshme, dhe çmimi është më ekonomik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit