Taulant Balla shfaq haptazi në fushatë vjedhjen e popullit/ I veshur me xhinse 400 $

Taulant Balla shfaq haptazi në fushatë vjedhjen…

Me nisjen e fushatës “Rilindasit” kanë dalë në teren për të lypur votën. Përveç premtimeve elektorale që përsëritën sa herë ka zgjedhje, në takimet e tyre ka paradokse të thella, që zbulojnë vjedhjet e bëra.

Ja shohim foton e Taulant Ballës. Sot ai i ka ofruar ndihmë një qytetari që i ra të fikët në rrugë. Sigurisht, për pak propagandë Balla u sigurua që momenti ku jepte ndihmë të filmohej, madje u pajis edhe me mikrofon.

Por, disa detaje të vogla, ama mjaft të rëndësishme u shpëtojnë. Në foto duket marka e xhinseve që ka veshur Balla, të cilat janë të markës “Jacob Cohen” dhe nga një kërkim i shpejtë del që këto xhinse kushtojnë 400 dollarë.

Veshje firmë sepse paguhen nga xhepat e secilit prej nesh, që në fund të muajit nuk na dalin të ardhurat për ujë, qira e drita. Pikërisht ky është paradoksi, shkojnë të veshur në luks përballë qytetarëve që nuk sigurojnë ditë as vaktet ditore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit