Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat, qeveria mbushi arkën me tatimin mbi të ardhurat

Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga…

Sikur është thënë shpesh nga ekspertët rritja e pagës minimale në këtë ritëm nuk ndikon pozitivisht tek bizneset, por as tek qytetarët. Përfituesi më i madh në këtë rast është shtetit dhe këtë e tregojnë faktet e publikuara nga vetë Ministria e Financave.


Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në Janar të ardhurat totale u regjistruan në afro 440 milionë euro dhe tatimi i paguar, llogaritur mbi të ardhurat personale të qytetarëve shqiptarë ka pasur rritjen më të lartë, duke lënë pas edhe kontributin e dhënë nga TVSH si pasojë e çmimeve të rritura.


Konkretisht, qeveria ka vjelur nga qytetarët në muajin e parë të vitit, rreth 46 milionë euro nga 35.2 milionë euro të arkëtuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë.
Në vitin 2022, nga ky zë u mblodhën në total 50.7 miliardë lekë apo afro 7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit