Qytetarët po vdesin, drejtësia “fle gjumë”/ Kur do nis hetimet prokuroria për zjarrin në Elbasan?

Qytetarët po vdesin, drejtësia “fle gjumë”/ Kur…

Prej paradites së të hënës, re të mëdha tymi toksik çlirohen nga ambientet e grumbullimit të skrapit në kompaninë Kurum në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar ndotje katastrofike në ambient e duke sëmurur mijëra banorë.

Flakët vazhdojnë prej më shumë se 20 orësh ku midis materialeve që digjen janë bateri makinash, vajra dhe materiale të tjera duke çliruar toksina në ambient.

Të hënën  u tha se zjarri ka ndodhur për shkak të fërkimit të materialeve, por ky shkak nuk duket bindës. Ndërsa ende nuk dihet se kur mund të shuhen flakët, sasi të mëdha materialesh po zhvendosen për të bërë të mundur që zjarri të mos përhapet më tej. Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako nuk pranoi të ketë ndërhyrje nga ajri, duke e lënë qytetin e Elbasanit dhe zjarrëfikësit që janë në vijën e parë në mëshirë të fatit.

Por ajo që ngre një sërë pikëpyetjesh, është mosreagimi i institucioneve të drejtësisë. Prokurorë, që jetojnë dhe thithin të njëjtin ajër si qytetarët, nuk kanë nisur ende hetimet për Kurum-in, kompani që për përfitime personale po vdes njerëzit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Bardha Nergjoni, petagoge në Elbasan dhe aktiviste. Në një postim në rrjetin social, ajo përve. Në një postim në rrjetin social shkruan:

“Nëse vërtet prokuroria do hetojë dhe kemi hetues profesionistë ngjarja e skrapit duhet të konsiderohet krim mjedisor nga një kompani që ka interes e para që ai skrap të pastrohet nga plastikat dhe të mos ketë nevojë më për filtra e norma mjedisore… Une për vete kam dyshime të arsyeshme për zjarrvënie….

Të presim nga drejtësia jonë që jeton në këtë qytet dhe thith të njëjtin ajër të veprojë!

Ftoj të gjitha organizatat që kanë pajisje monitorimi të ajrit të bëjnë matje në orët në vazhdim për të parë nivelin e ndotjes dhe çfarë ajri po thithim këto orë! Nëse prokuroria nuk ka prova për krim mjedisor t’ja vëmë në dispozicion”.

Zjarri, që duket të jetë i  qëllimshëm, është krim. Krimi mjedisor, ashtu si çdo vepër tjetër penale është i dënueshëm me gjobë ose burg. Gjatë muajve të verës, ministri i Brendshëm Taulant Balla me të madhe bërtiste e prodhonte lajm nga zyrat e propagandës se dënuan një fshatar që dogji tokën e vet. Ndërkohë që Elbasani, prej ditës së djeshme ka “përfaquar” tymin helmues, Balla apo çdo zyrtar tjetër ka rënë në gjum e duket se mendojnë vetëm për hallet e tyre personale, duke mos i interesuar aspak për qytetarët.

Për ta do kujtohen pas dy vitesh, kur të kenë nevojë të mbajnë të ngrohtë karrigen e pushtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit