Qytetarët qajnë me pikë të lotit për humbjen e Redjan Kralit: Je gjigandi jonë gjithë jetën

Qytetarët qajnë me pikë të lotit për…

Redjan Krali nuk arriti të mbante dot mandatin e fituar në krye të Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet e vitit 2019. Pa garues në fletën e votimit ai u ulë i sigurtë në karrigen e kryetarit 4 vite më parë, të cilën sot duhet ta lirojë. Ndonëse u pajtua me humbjen, simpatizantët e Kralit nuk e përtypën dot humbjen.

Madje disa prej tyre kanë qarë me të madhe teksa kanë takuar ish-kryebashkiakun. Një grua, një djalë dhe nëj vajzë e re shihen teksa përqafojnë Redjan Kralin dhe shpërthejnë në lot për humbjen e tij. Për ta Krali ishte një njeri me zemër të madhe dhe se do ta kujtojnë përjetësisht për ndihmën që u ka dhënë.

Ishte i drejtë, e kishte zemrën e madhe, ka ndihmu gjithkënd ky njeri me zemër të madhe. Ja bon e si ja bon, por zoti ka për t’i gjykuar. Je i nderuar, më i miri i Kavajës, je gjigandi jonë gjithë jetën. I ke gjithë të mirat” – ka thënë një qytetare teksa qante.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit