Qytetarët shqiptar sërish probleme në pikën kufitare të Morinës/ Nuk lejohen të shkojnë në Kosovë

Qytetarët shqiptar sërish probleme në pikën kufitare…

Në pikën kufitare të Morinës prej situatës së koronavirusit shqiptarët kanë hasur probleme për të shkuar drejt Kosovës.

Sipas burmieve për FaxNews, kosovarët bëjnë me dije se kthimi në Kosovë është i thjeshtë për ta ndërsa për shqiptarët prej një jave nuk është i lejuar.

Përsa i përket hyrjes në Shqipëri procesi është në rregull dhe nuk hasen probleme. Udhëtarët shprehen të kënaqur për masat e marra për koronavirusin nga qeveria shqiptare në pikën kufitare.

Përsa i përket problemit të hasur nga qytetarë shqiptar priten lehtësime prej ditës së nesërme të masave të marra nga qeveria e kosovës.

Ministri Zemaj pak ditë më parë ka prezantuar vendimet e reja kundër COIVD-19, ku bëri të ditur se nga e hëna të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria nuk kanë nevojë të hyjnë në vetëizolim.

“ Virusi akoma është aktive por kërkon kujdes dhe zbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë.

Pas analizës së bërë me hapjen e kufijëve IKSHPK rekmdandon: kontrollin e detajuar shëndetësor për qytetarët që hyjnë në Kosovë dhe adresën e tyre, kontrollimi do të kryhet për temepraturën dhe shenjat që përkojnë me Covid-19.

Qytetarët që hyjnë nga dita 8 qershor në Kosovë nuk do ti nënshtorhen vetizolimit për 7 ditë”, tha ai.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit