Qytetarët shqiptarë mund të qendrojnë në Itali edhe pas mbarimit të vizave

Qytetarët shqiptarë mund të qendrojnë në Itali…

Qeveria italiane ka shtyrë afatin e lejeve të qendrimit për emigrantët deri në 31 gusht 2020. Si dhe nuk do të penalizojë asnjë shqiptar, i cili po qendron në Itali përtej afatit të vizës. Vendimi u morr për shkak të masave kundra koronavirusin.

“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, njofton Ambasada jonë në Romë.

Ambasada njoftoi se lejet e qendrimit të cilat skadojnë nga 31 janar i deri më 31 korrik 2020 do të zgjaten deri në 31 gusht të 2020. /Exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit