“Qytetarët të bëjnë mosbindje civile”, Budina: Protestat do të vazhdojnë!

“Qytetarët të bëjnë mosbindje civile”, Budina: Protestat…

Regjisori Edmond Budina gjatë fjalimit të tij para protestuesve u bëri thirrje që qytetarët të bëjnë mosbindje civile dhe të jenë të bashkuar.

“Ne jemi këtu për të thënë poshtë diktatura. E kuptoni se sa e tmerrshme është kjo që ndodhi Shembja e Teatrit Kombëtar. Në 17 maj të vitit 1945 është themeluar Teatri Popullor, dhe në 17 Maj mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembi Teatrin. Ata që presin ti bënin varrin Teatrit Kombëtar, ata do të kenë varrin e tyre politik në këtë Teatër. Varri i tyre do të jetë këtu në këtë Teatër.

Një nga personalitet më të mëdha të arkitekturës italiane është prehur që shembja e Teatrit Kombëtar është një gjest i poshtër arrogant dhe i bërë nga njerëz të paskrupullt dhe arrogantësh. Ato nuk mund të ashembin kulturën. Për të ruajtur simbolikën. Ne duhet të jemi të bashkuar.

Ata që provokojnë, duan të në përçajnë. Çdo politikan është i mirëpritur i çdo krahu, qoftë këto edhe socialistë, nëse e duan vendin. Ne kemi nevojë për zhvillim dhe nuk mund ti lejojmë këto njerëz të na përçajnë. Ne duhet të bëjmë një mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë kudo që që jemi.

Faleminderit që jeni këtu. Ky është vend i të gjithëve, ne jemi të bashkuar zoti kryetar. Por jam i binduar, presidenti duhet të shpërndajë paralmentin urgjentisht. Kërkojmë largimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë. Krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerzimit. Ne me ndihmën e Evropës do ta rindërtojmë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte. Protestat do të vazdojnë”- tha Budina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit