Qytetarët thyejnë izolimin: S’ka kuptim kështu, java plot e fundjava e mbyllur

Qytetarët thyejnë izolimin: S’ka kuptim kështu, java…

Edhe pse gjatë javës Kryeqyteti ishte kthyer ne normalitet,fundjava eshte tërësisht ndryshe. Te premten, Ministria e shëndetësisë publikoi urdhrin e kufizimit të lëvizjeve për fëmijët, pensionistët dhe bizneset.
Por kjo e shtunë, e gjeti Tiranën me rrugë të mbushura plot me njerëz e dyqane hapur, madje edhe lokale.
Zona e liqenit artificial vazhdon të jetë e mbyllur duke krijuar pakënaqësi tek njerëzit

Qytetarët thonë se pas një jave lirie, vendimi për mbylljen e fundjavës ishte i panevojshem .
Por të tjerë besojnë se izolimi është mënyra me e mirë për të përballuar pandeminë.
Mbyllja e të gjithë aktiviteteve dhe bizneseve ka shqetësuar dhe shoferet e taksive. Sipas tyre, izolimi I njerëzve ka reduktuar të ardhurat.
Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit