Qytetarët vijnë me furgona nga Elbasani: Kombi është në fukarallëk

Qytetarët vijnë me furgona nga Elbasani: Kombi…

Qytetetarë të shumtë nga rrethet janë nisur me furgona për në kryeqytet për të marrë pjesë në protestën e sotme që ka thirrur opozita.

Protestuesit shprehen për mediat se kombi është zhytur në mjerim. Ata akuzojnë Edi Ramën si përgjegjës për situatën ku ndodhen.

2500 persona pritet të jenë në protestë nga qyteti i Elbasanit. Nisja është bërë nga selia blu e qytetit që në orën 14:30.

“Ne shkojmë në protestë për këtë krizë të madhe që ka pllakosur vendin dhe nga kjo udhëheqje kriminale e kësaj qeverie që nuk duan t’ia dinë për popullin shqiptar. Vetëm vjedhin, pasurohen për vete dhe nuk kemi asnjë lloj shprese nga këta”,-u shpreh një qytetar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit