Qytetarëve iu bënë presion të kursejnë, shteti rriti me 26 mln lekë borxhet tek OSHEE

Qytetarëve iu bënë presion të kursejnë, shteti…

Detyrimet e papaguara Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pësuan rritje gjatë vitit që lamë pas, duke arritur shifra rekord. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneseve vitin që shkoi kapi vlerën e gati 80 mld lekëve. Rreth 1.5 mld lekë më shumë se viti 2021.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se borxhi u thellua më së shumti nga institucionet shtetërore, duke arritur në vlerën e rreth 4.79 mld lekë, apo 26 mln lekë më shumë se një vit më parë. Faturat e palikujduara të energjisë u rritën e edhe nga klientët jobuxhetorë, ku kryesisht futen ujësjellësit.

Ndërkaq, ndryshe paraqitet situata për klientët familjarë, ku sipas të dhënave nga ERE, në dhjetor të vitit 2022 rezultojnë me një vlerë më të ulët borxhi, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra në tërë këto kohë qeveria iu ka bërë presion qytetarëve të kursejnë energji. Madje ministrja Balluku na mësonte se si të lajmë rrobat me 30 gradë apo të mos ndezim kondicionerin. Ndërsa vetë kanë bërë kërdinë dhe veç kësaj nuk paguajnë as faturat, pavarësisht se paratë i marrin nga taksat tona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit