Qytetarëve iu kthehet tmerri i tërmetit, dalin në rrugë

Qytetarëve iu kthehet tmerri i tërmetit, dalin…

Mbrëmjen e sotme Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 5.0 me epiqendër në afërsi të Lezhës.

Qytetarëve iu është kthyet tmerri i tërmetit të para dy viteve i cili goditi rëndë Shqipërinë duke lënë pas pasojë të mëdha, të cilat ende sot nuk janë zgjidhur.

Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë po ashtu dhe në Tiranë, Durrës e Shkodër, duke ngjallur panik te qytetarët.

Pas lëkundjeve të tërmetit, shumë qytetarë kanë dalë nga banesat, duke qëndruar për disa minuta në rrugë.

Deri më tani nga lëkundjet e tërmetit nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit