Qytetarëve ua prish shtëpitë/ Rama zgjidh qesen për vilën qeveritare, shpenzon 5 mln euro për riparim

Qytetarëve ua prish shtëpitë/ Rama zgjidh qesen…

Ndërsa qytetarëve të lagjeve “5 Maji”, “Paskuqan” dhe “Kodra e Priftit” iu prishi shtëpitë dhe nuk pyeti fare për protesta, për vilat qeveritare kryeministri Rama shpenzon milionat që t’i mirëmbajë.

Me një vendim të fundit ai ka urdhëruar që të bëhet restaurimi dhe rikonstruksioni i vilës qeveritare nr.5, çka do ti kushtojë plot 5 milionë euro buxhetit të shtetit.

Siç shihet edhe nga dokumenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka finalizuar procedurën e prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Objekti i kontratës, është “zbatimi, projekt rivitalizimi i rezidencës qeveritare vila nr. 5”, ndërsa fondi limit i këtij tenderi është 499.696.978 lekë pa TVSH, ose me TVSH, rreth 5 milionë euro.

Punimet pritet që të kryhen brenda një periudhe kohore prej 6 muajsh dhe në to përfshihet çdo detja që vila të jetë në gjendje të mirë. Sipas të dhënave fituese është shpallur firma “Ad-Star”, në pronësi të Alfred Çomes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit