Një qytetar dhe njëkohësisht biznesmen në kryeqytet ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), për një defekt të ndodhur pranë matësit të ujit të biznesit të tij.
Sipas tij, problemi ka nisur që të premten, më 26 prill, kur konstatoi një rrjedhje uji te matësi – një zonë që nuk lejohet të riparohet nga vetë konsumatori. Pas telefonatave të shumta dhe sqarimeve të përsëritura ndaj operatorëve të UKT-së, ai shprehet se i është premtuar ndërhyrje e shpejtë dhe se rasti i tij është klasifikuar si “emergjent”.
“Çdo ditë që marr, më thonë se do më marrin në telefon pas 10 minutash, por askush nuk më kthen përgjigje. Ka ardhur vetëm hidrauliku i njësisë, i cili më tha se duhet të vijë dikush tjetër nga drejtoria për të konfirmuar. Dhe prej andej nuk kam më asnjë informacion”, – shprehet qytetari.
Ai thekson gjithashtu se e ka dokumentuar çdo komunikim dhe se bisedat me operatorët janë të regjistruara, sipas deklaratës automatike që ofron shërbimi telefonik i UKT-së në numrin 08004488.
“Ne si biznes i kryejmë të gjitha detyrimet në kohë. Nuk e kuptoj pse duhet të presim ditë të tëra për një ndërhyrje që mund të mbyllet në pak minuta, aq më tepër kur është e qartë që rrjedhja ndodh në një pjesë që menaxhohet vetëm nga UKT”, përfundon ai.
Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe transparencë për trajtimin e rasteve të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për biznese që operojnë çdo ditë dhe nuk mund të funksionojnë në kushte të tilla.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
Përshëndetje JOQ!
Ju lutemi nëse e postoni shqetësimin tim, në lidhje me problematikën që unë kam me UKT Tiranë,
Kam që ditën e premte duke marrë UKT në telefon në lidhje me problematikën që kam në biznesin tim, sepse tek matësi i ujit ka defekt rrjedhje uji, mirëpo duke qenë se është tek matësi është e pamundur ta riparosh vetë, këto zotëritë e ukt nuk ta lejojnë, por thonë se duhet të vin vetë për ta verifikuar, pasi erdhi hidrauliku i njësisë së ukt, më komunikon se duhet të vijë dikush më lart që të më konfirmojë. Kam 3 ditë që i telefonoj për ktë të shkretë konfirmimi, sa herë që i telefonoj më thonë ja për 10 min do ju marrim në telefon, por kurrë nuk të marrin.
Cdo gjë është e faktuar nëse vërtetë bisedat regjistrohen ashtu sic e thotë sekretaria në nr 08004488. Atëherë situatë është e tillë, kjo problematikë ka që ditën e premte, dt:26, i kam telefonuar ukt më kërkuan nr e kontratës i vura në dijeni për llojin e biznesit e më thanë që do e mbyllim sa më parë po e kalojmë tek rastet emergjente, sepse situata në të cilën punojmë është e tillë edhe ato vetë e pohuan, mirëpo asnjë moment nuk e kanë marrë të tillë madje i kam telefonuar pa fund madje sa herë që i marr secili operatorë më kërkon ti shpjegoj situatën.
Vetëm një opsion kanë ne e kemi deleguar por ja se do të marrim sapo të na e konfirmojmë, madje sic edhe ua thash e sollën hidraulikun e njësisë së ukt, por zotëria më tha që duhet të më konfirmojë drejtoria, nuk e di pse kaq e vështirë, ndërkohë që detyrimet ne si biznes i kryejmë në kohë!

Një qytetar dhe njëkohësisht biznesmen në kryeqytet ka ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), për një defekt të ndodhur pranë matësit të ujit të biznesit të tij.

Sipas tij, problemi ka nisur që të premten, më 26 prill, kur… pic.twitter.com/z4aHfd0REP
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 29, 2025