Durrës, skandal me çmimet e shezloneve! Qytetari: 7 mijë lekë dhe pa kushte...

Durrës, skandal me çmimet e shezloneve! Qytetari:…

Çdo vit në periudhën e verës shqiptarët bien pre e pangopësisë së bizneseve në plazhet e Jugut.

Të shumta janë rastet e denoncimeve, të cilat mbërrijnë përmes fotografive nga qytetarët

Ata ankohen pasi, për pak produkte kanë shpenzuar fatura marramëndëse në pushimet e tyre në Jug të vendit.

Duke filluar nga plazhi i Durrësit, Vlora, Saranda, një filxhan kafeje apo një shishe uji, marrin kosto shumë më të larta në disa prej bizneseve.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e “JOQ-Albania”, duke shprehur pakënaqësinë e tij dhe habinë pasi ka marrë një shezllon me 7 mijë lekë në Durrës.

Ndërsa mësoi se prej ditës së djeshme, çmimi shkoi në 10 mijë lekë shezloni.

Ai tregon se, edhe në Itali ku jeton shezlloni arrin deri në 4 euro.

Mesazhi i qytetarit për “JOQ Albania”:

“miremengjes JOQ. Shkova te shtunen ne Durres n plazh dhe shezlloni ishte 7 mij lek, pa asnje lloj sherbimi,  pa muzik n hapsiren e plazhit,

rera ishte pis, pa dushe , vetem nje cezem qe mund t shplaje kembet,  dhe me e forta ishte se ne daten 1 korrik do ti benin shezllonet 10 mij lek.

ne itali ku jetoj une shezlloni eshte 3 euro ose dhe 4 euro.

/Burimi: JOQ Albania/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit