Qytetari gjen 37 mijë lekë në rrugë: Dua t’ia kthej të zotit, mund t’i duhen për ushqime

Qytetari gjen 37 mijë lekë në rrugë:…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një apel publik, pasi ditën e dielë ka gjetur një shumë parash në zonën e Brrakës, në rrugën “Petro Marko”, në Tiranë.

Bëhet fjalë për 3,700 lekë të reja, të cilat dyshohet se mund t’i kenë humbur një banori të zonës.

Qytetari ka zgjedhur të mos bëjë publike të gjitha detajet, në mënyrë që pronari i vërtetë të mund të identifikohet përmes disa të dhënave që vetëm ai mund t’i dijë.

Ai shprehet se, edhe pse shuma mund të mos jetë e madhe, për dikë mund të jetë e rëndësishme, veçanërisht nëse paratë ishin të destinuara për ushqime, ilaçe apo nevoja të tjera të përditshme.

Kushdo që ka humbur para në zonën e Brrakës, konkretisht në rrugën “Petro Marko”, mund të kontaktojë redaksinë për të dhënë detajet përkatëse.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit