Qytetari- Gjylit dhe Elezit pas daljes nga SPAK: S’keni turp që keni vjedhur lekët e shqiptarëve?

Qytetari- Gjylit dhe Elezit pas daljes nga…

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Dy ish-zyrtarët, të cilët kanë qenë në varësi të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kanë mbërritur së bashku në institucionin e drejtësisë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte momenti i daljes së tyre nga SPAK, ku një qytetar nuk i ka kursyer akuzat dhe iu është drejtuar me tone të ashpra.

“A nuk keni turp që keni vjedhur lekët e popullit?! Si mor nuk ju vjen turp?!”, u dëgjua t’u thoshte qytetari dy ish-drejtuesve.

Një përballje verbale që pasqyron edhe zemërimin e qytetarëve ndaj zyrtarëve të lartë dhe dyshimeve për abuzimin me paratë publike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit