Qytetari i kërkon llogari/ Tërbohet Erion Braçe dhe e ofendon: Të është lidhur zorra me gojën

Qytetari i kërkon llogari/ Tërbohet Erion Braçe…

Erion Braçe është shëmbulli tipik i politikanit në Shqipëri. Edhe pse shqiptarët kanë mbi 25 vite që mbajnë me rrogë e madje me poste të larta drejtuese, ai nuk nguron t’i ofendojë e t’i përbuzi. Me gjuhën e liderit të partisë, edhe Braçe po ecën në të njejtën gjuhë fyese ndaj atyre që e votojnë. Teksa votuesit i kujtojnë që kanë gjithë këto vite që premtojnë ujë dhe ujë s’ka e që besimi te politika është zero, Braçe tërbohet dhe nis të ofendojë.

A moj Shqipëri e mjera Shqipëri. Akoma flet për ujë të pijshëm, po sa vite ku duhen more të mjerë? 50 vite mandat që të sillni ujë të pijshëm?! E bëtë Shqipërinë si me qenë Sahara, që s’ka ujë. Zero besim për fjalët që nxirrni nga kjo” – i shkruan një komentues.

E menjëhershme është përgjigjia e Braçes, i cili karikim gjithë edukatën e mundshme që ka sot një politikan.

E kujt i plasi se s’ke ti besim? Për më tepër që zorra të është lidhur me gojën, pa ditur gjë prej gjëje. Katër njësi me 47 mijë banorë kanë ujë sot 24 orë në ditë, kur ti dhe rraca jote i kishit lënë me ujë kanali për 8 vite më parë. Ja kaq e thjeshtë është. Hajde shporru tani.” – i kundërpërgjigjet deputeti i Parlamentit dhe ish-zv.kryeministri.

Me të njejtën gjuhë fyese Erion Braçe i është përgjigjur edhe disa qytetarëve të tjerë të cilët kanë kërkuar llogari për mënyrën sesi ka qeverisur politika deri më sot në Shqipëri. Ky nuk është rasti i parë që Braçe ofendon dhe fyen shqiptarët që i paguajnë rrogën dhe privilegje të tjera me taksat e tyre.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit