Qytetari i revoltuar ironizon policinë. Pa maska për vete dhe gjobisin qytetarët për...

Qytetari i revoltuar ironizon policinë. Pa maska…

Skandalet nuk kanë të ndalur në vendin tonë.

Këtë e dëshmojnë më së miri qytetarët pasi ata nuk kanë marrëdhënie shumë paqësore me Policinë e Shtetit.

Absurditete të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri.

Shteti ka ligje të cilat nuk zbatohen.

I tillë është rasti që ka ardhur nga një qytetar i cili tregon se është gjobitur nga dy punonjës policie të cilët janë justifikuar me mosrespektimin e masave anti-covid pasi qytetari po udhëtonte 4 vetë në makinë ndërsa “sipas ligjit” lejohen vetëm dy persona në një makinë.

Qyteytari shpreh indinjatën përse është gjobitur për mosrespektim të masave anti covid ndërsa vetë punonjësit e policisë ishin pa maska.

Qytetari tregon se pyeti policët se përse ata s’mbanin maskë ndërsa kuptohet se nuk mori asnjë përgjigje.

Ai shpreh indinjatën pse në çdo qytet lejohen edhe më shumë se 4 veta në makinë ndërsa në vendin e quajtur Çiflig jo.

Mesazhi i qytetarit:

“Gjobe per mos rrespektimin e masave anti “COVID” nga nje punonjes i policise se shtetit pa maske. Me falni kush eshte shkelesi ketu? Une po udhetoja ishim 4 persona po fakti qe ishte pa maske. Ndalimi ishte i pakuptimte, pyetem per arsyen e ndalimit kur nk dinte cte thoshte filloi te fliste per masat anti Covid nderkohe e pyes zotri ju jeni 2 punojes policie dhe nuk keni maske qe e keni te detyruar ne orarin e punes normalisht nuk dha pergjigje fare dhe kishte plot makina qe kalonin me 4 apo 5 vete. Nderkohe ne qytetet kryesore te Shqiperise nuk ekziston ky rregylli i te mos lejuarit me shume se 2 veta ne makine ne vendin e quajtur “Ciflig” nnuk lejohen me shum se 2 vete. Normalisht Refuzova te firmos gjobën”

/Burimi:JOQ-Albania/Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit