Qytetari ia thotë troç Bashës: Je shumë me vonesë! Duhet të jesh më afër popullit

Qytetari ia thotë troç Bashës: Je shumë…

Siç e ka bërë të zakonshme kohët e fundit, Lulzim Basha vijon të dalë duke takuar banorë nëpër Shqipëri.

Sot ishte në Manëz, një zonë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa është në prag fushate dhe zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, Basha përpiqet të mbajë afër banorët, por edhe prej tij janë të zhgënjyer.

Një kritikë të drejtpërdrejtë, kreu i PD-së e ka marrë nga një banor që po takonte.

Qytetari nuk shihte shpresë as tek Basha, dhe i tha se ai ishte shumë larg popullit, dhe këto takime sipas tyre, i ka nisur me shumë vonesë.

Basha nuk e ka kundërshtuar banorin, madje duke e pohuar në heshtje konstatimin e tij. Kreu i demokratëve thjesht shtoi se do jetë me ta për çdo problem të tyre.

Biseda nga takimi:

Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…

Basha: Të lutem…

Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…

Basha: Kam qenë…

Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….

Basha: E pranoj…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit