Qytetari: Jam infektuar për herë të dytë me Covid-19

Qytetari: Jam infektuar për herë të dytë…

Qytetari nga Prishtina, Petrit Bylykbashi thotë se është infektuar për të dytën herë me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.Ai thotë se virusi i është kthyer pas tre muajsh, që ishte shëruar.

“Mbas 4 ditëve rend të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid-19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka demtu herën e pare, direkt në mushkëri”, ka shkruar ai.

Bylykbashi thekson se pas rastit të parë nuk është ruajtur nga virusi pasi ka menduar se nuk i kthehet më.

Bylykbashi ishte ndër personat e parë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Prishtinës, në mesin e muajit prill.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit