Qytetari kërkon shoferin që i përplasi makinën: Paguaj dëmin ose të denoncova

Qytetari kërkon shoferin që i përplasi makinën:…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast dëmtimi të automjetit të tij në zonën e Astirit, në Tiranë.

Ai ka treguar se një drejtues automjeti i ka gërvishtur makinën dhe i ka dëmtuar bojën ndërkohë që i gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe se disponon edhe targën e automjetit.

Ai kërkon që personi përgjegjës të kontaktojë me të për të dëmshpërblyer dëmin, duke paralajmëruar se në të kundërt do t’u drejtohet autoriteteve.

“E kam me video dhe kam edhe targën e makinës. Të më kontaktojë dhe të vijë të më paguajë dëmin, përndryshe do ta denoncoj”, shprehet qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit